Dy Repartet

a) Ne repartin e pare kryen riparimet e mesme dhe ato kapitale te transformatoreve e te makinave elektrike te fuqive te medha dhe tensionit te larte. Ky repart me siperfaqe 3900 m2 eshte paisur me dy vinça ure me peshengritje perkatesisht 35-50 dhe 5 ton.

b) Ne repartin e dyte kryen riparimet e mesme dhe ato kapitale te transformatoreve me fuqi deri 1000 kVA dhe tension deri 20 kV si dhe te makinave elektrike te tensionit te ulte. Ky repart me siperfaqe 500 m2 eshte paisur me nje vinç ure me peshengritje 5 ton.

2. Laboratorin, i cili eshte pajisur me aparaturen e nevojeshme per kryerjen e provave ne procesin e riparimit dhe te provave perfundimtare te transformatoreve me tension deri 220 kV (perfshire) si dhe makinave elektrike me tension deri 15 kV.

3. Ofiçinen mekanike te pajisur me: kater torno, freze, limatriçe, trançe, trapano vertikale, ku kryen riparimet mekanike te makinave elektrike dhe transformatoreve.

4. Sektoret ndihmes ku bejne pjese: sektori i tharjes dhe i llakimit, sektori i perpunimit te vajit, sektori i balancimit ststik dhe dinamik, sektori i prodhimit te modeleve dhe detaleve prej druri, sektori i saldimit per saldimin e perciellsave prej bakridhe alumini dhe ai i lyerjes. Uzina eshte kompletuar me te gjitha paisjet e nevojeshme per riparimin e makinave elektrike dhe transforatormatoreve siç jane fura e tharjes me vakum me volum 50 m2 , fura me qarkullim te ngadalshem te ajrit, paisja per tharjen me vakum te vajit te transformatoreve, bobinatriçet me mundesi per te thurur bobina me gjatesi deri 3 m dhe diameter deri 2.5 m, makina e formimit te bobinave te makinave me fuqi te madhe dhe tension te larte, makina e balancimit statik dhe dinamik te rotoreve te makinave elektrike me peshe deri 3000 kg, etj. Pesoneli teknik i ndermarjes ka eksperience te gjate pune. Drejtuesi teknik ing. Janaq Jorgji, punon ne Remontin elektrik qe nga fillimi i aktivitetit te tij ne vitin 1976 dhe ka kryer nje vit specializim ne Kine, si dhe specializime te shkurtera ne France, Slloveni dhe Çeki. Edhe personeli tjeter teknik jo vetem ka aresimin e duhur profesional por ka dhe eksperience te gjate pune ( mbi 20 vjet) ne kete ndermarje. Remonti Elektrik Elbasan perfaqeson ndermarjen me te kompletuar dhe me eksperience me te madhe ne rajon (Shqiperi, Mal i Zi, Kosove dhe Maqedoni).

Sherbimet

Per transformatoret

Riparimin e transformatoreve per nevojat komunale me tension deri 20 kV.

Riparimin e transformatoreve te shperndarjes me tension deri 110 kV dhe fuqi deri 100 MVA.

Riparimin e transformatoreve me tension deri 220 kV dhe fuqi deri 200 MVA.

Riparimin e transformatoreve te saldimit dhe atyre te furave elektrike.

Riparimin e transformatoreve mates.

Piparimin dhe prodhimin e bobinave per vibratore per çdo tip dhe madhesi, me percjelles me seksion rrethor dhe kuadratik.

Punimet e kryera

Punimet qe kryen ne REE per riparimin e transformatoreve

  • 1. Prodhimin i te gjthe tipeve te bobinave te transformatoreve me diameter deri 2.5 m, gjatesi deri 3 m dhe tension deri 220 kV.
  • 2. Tharjen e transformatoreve ne uzine ose ne vendin e tyre te punes, duke qarkulluar vajin me ngrohje dhe vakum.
  • 3.Tharjen e transformatoreve ne uzine ne fure me vakum.
  • 4.Zevendesimin e izolatoreve te demtuar me izolatore te rinj.
  • 5.Pergatitjen dhe vendosjen e guarnicionit te ri te kazanit dhe izolatoreve.
  • 6.Riparimin e qarkut magnetik.
  • 7.Pergatitjen dhe zevendesimin e te gjitha izolacioneve te reja nermjet peshtjellave si dhe ato ndermjet peshtjellave dhe 8.Riparimin e pompave te te qarkullimit te vajit dhe ventilatoreve te ftohjes.
  • 9.Riparimin te gjitha difekteve mekanike.
  • 10.Remontin dhe tharjen e izolatoreve te tensionit te larte duke zevendesuar dhe vajin e tyre me vaj te ri.
  • 11. Prodhimin e prixhoniereve per te gjithe llojet e izolatoreve.
  • 12.Tharja dhe pastrimi i vajit me vakum filter.
  • 13.Pergatitja e unazave kapacitive te reja.
  • 14.Pastrimi i kazanit , radiatoreve, rezervuarit dhe pjeseve te tjera te transformatorit me uje te nxehte, sode
  • 15.Lyerja me boje anti vaj e pjeseve te brendesme te kazanit .
  • 16.Lyerja e jashteme e transformatorit.
Lexo më shumë
Mbyll

Provat qe u behen ne REE transformatoreve para, gjate dhe mbas riparimit

  • 1.Matja e rezistences se izolimit nermjet peshtjellave dhe ndermjet peshtjellave dhe berthames magnetilke.
  • 2.Matja e koeficentit te absorbimit.
  • 3. Matja e rezistences se izolimit te prixhionereve me nuklin e transformatorit
  • 4.Matja e rezistences ohmike te peshtjellave.
  • 5.Matja e koeficentit te transformimit.
  • 6.Matja e grupit te lidhjeve.
  • 7.matja e rrymave te rjedhjes.
  • 8.Matja e tagent deltes se peshtjellave.
  • 9.Matja e tagent deltes se izolatoreve.
  • 10.Prova e punimit pa ngarkese.
  • 11.Prova e qendrushmerise elektrike midis spirave duke e ushqyer vtransformatorin me 130 % te tensionit nominal.
  • 12.Prova e lidhjes se shkurter.
  • 13.Prova e peshtjellave me tension te ritur.
  • 14.Prova 72 oreshe me ngarkese ne vendin e punes.
  • 15.Prova e qendrushmerise elektrike te vajit.
Lexo më shumë
Mbyll

Per makinat rrotulluese (elektromotore dhe gjeneratore elektrike)

  • 1.Riparimin e elektromotoreve asinkrone me peshtjelle me percjelles me seksion rrethor dhe tension deri 1000 V.
  • 2.Riparimin e elektromotoreve asinkrone me peshtjelle me forma me percjelles me seksion kuadrat dhe tension deri 1000 V.
  • 3.Riparimin e elektromotoreve asinkrone me rrotor me faza me peshtjella te statorit dhe rotorit me percjelles me seksion rrethor dhe tension deri 1000 V.
  • 4. Riparimin e elektromotoreve asinkrone me rrotor me faza me peshtjelle te statorit me forma me percjelles me seksion kuadrat dhe peshtjelle te statorit me zbara tension deri 3000 V.
  • 5.Riparimin e gjeneratoreve sinkrone me tension te ulte deri 1000 V.
  • 6.Riparimin e motoreve asinkrone dhe sinkrone me tension te larte deri 15kVv kV.
  • 7.Riparimin e gjeneratoreve sinkrone me tension deri 15 kV.
  • 8.Riparimin e motoreve gjeneratoreve te rrymes se vazhduar te çdo tipi dhe fuqie.
  • 9.Riparimin e gjeneratoreve te saldimit.
  • 10.Riparim dhe prodhim te unazave izoluese (reshqitese) per elektromotoret me faza per cdo tip dhe tension.
  • 11. Balancim dinamik dhe statik te rotoreve te makinave elektrike me diameter deri 3 m dhe peshe deri 3 ton.
Lexo më shumë
Mbyll

Punimet qe kryen ne REE per riparimin e makinave elektrike

  • 1.Prodhimin e bobinave te makinave elektrike me percjelles me seksion terthor kendrejte dhe tension deri 15 kV.
  • 2.Avolxhimi komplet i statorit te elektromotoreve me tension deri 1000 V me peshtjelle me tel me seksion rrethor dhe me seksion katerkendesh kendrejte.
  • 3.Avolxhimi komplet i rotorit te elektromotoreve me tension deri 1000 V me peshtjelle me tel me seksion rrethor dhe me seksion katerkendesh kendrejte
  • 4.Avolxhimi komplet i statorit te elektromotoreve me tension deri 15 kV me peshtjelle me tel me seksion katerkendesh kendrejte.
  • 5.Avolxhimi komplet i statorit te gjeneratoreve me tension deri 1000 V me peshtjelle me tel me seksion rrethor dhe seksion katerkendesh kendrejte.
  • 6.Avolxhimi komplet i rotorit te gjeneratoreve me tension deri 1000 V me peshtjelle me tel me seksion rrethor dhe seksion katerkendesh kendrejte.
  • 7.Avolxhimi komplet i statorit te gjeneratoreve me tension deri 15kV me peshtjelle me tel me seksion rrethor dhe seksion katerkendesh kendrejte.
  • 8.Avolxhimi komplet i rotorit te gjeneratoreve me tension deri 15kV me peshtjelle me tel me seksion rrethor dhe seksion katerkendesh kendrejte.
  • 9.Avolxhimi i eksitusve te gjeneratoreve elektrike.
  • 10.Avolxhimi i peshtjellave te rotorit te elektromotoreve te rrymes se vazhduar me percjelles me seksion rrethor dhe seksion katerkendesh kendrejte.
  • 11.Avolxhimi i peshtjellave te poleve te elektromotoreve te rrymes se vazhduar me percjelles me seksion rrethor dhe seksion katerkendesh kendrejte.
  • 12..Avolxhimi i peshtjellave te rotorit te gjeneratoreve te saldimit.
  • 11.Avolxhimi i peshtjellave te poleve te gjeneratoreve te saldimit.
  • 12.Riparimi i kolektoreve te makinave te rrymes se vazhduar.
  • 13.Riparimi dhe prodhimi i mbajtesve te brushave te makinave te rrymes se vazhduar.
  • 14.Prodhimi i kapakeve te rrinj te vendit te kushinetave per makinat elektrike.
  • 15.Mbushja e vendit te kushinetave ne kapaket e makinave elektrike.
  • 16.Mbushja e vendit te kushinetave ne boshtet e makinave elektrike.
  • 17.Tharja dhe llakimi i elektromotoreve dhe gjeneratoreve.
  • 18.Riparimi i difekteve mekanike.
  • 19.Balancimi statik i rrotoreve te makinave elektrike.
  • 20.Balancimi dinamik i rrotoreve te makinave elektrike.
  • 21.Lyerja e makinave elektrike.
Lexo më shumë
Mbyll

-Provat qe u behen ne REE elektromotoreve dhe gjeneratoreve para, gjate dhe mbas riparimit

  • 1.Matja e rezistences se izolimit ndermjet peshtjellave dhe ndermjet peshtjellave dhe berthames magnetilke.
  • 2.Matja e koeficentit te absorbimit.
  • 3.Matja e rezistences ohmike te peshtjellave.
  • 4.Prova e koeficentit te transformimit te elektromotoreve me faza.
  • 5.Prova e qendrushmerise elektrike e ndermjet spirave duke ushqyer elektromotorin me tension 130% te tensionit nomonal.
  • 6.Prova me tension te ritur ndermjet spirave te nje bobine per bobinat me forma.
  • 7.Prova me tension te ritur ndermjet peshtjellave dhe ndermjet peshtjellave dhe berthames magnetilke.
  • 8.Matja e rrymave te rjedhjes.
  • 9.Matja e tagent deltes se peshtjellave.
  • 10.Prova e punimit pa ngarkese.
Lexo më shumë
Mbyll

DISA NGA PUNIMET E KRYERA NGA REMONTI ELEKTRIK ELBASAN

  • 1. Riparimi i mijra transformatoreve me fuqi deri 1 MVA dhe tension deri 20 kV, kryesisht te Korporates Energjitike Shqiptare dhe asaj Kosovare.
  • 2. Riparimi i qindra transformatoreve me fuqi 110 MVA dhe tension 35 kV.
  • 3. Riparimi i dhjetra transformatoreve me fuqi 5.640 MVA dhe tension 110 kV.
  • 4. Riparimi i tre transformatoreve te HEC-it Fierze me fuqi 150 MVA dhe tension 220/13.8 kV.
  • 5. Riparimi i transformatort te HEC-it Koman me fuqi 175 MVA dhe tension 220/13.8 kV.
  • 6. Riparimi i kater autotransformatorit te KESH-it me fuqi 90 MVA dhe tension 220/110/35 kV.
  • 7. Riparimi i autotransformatorit te N/stacionit Fierze me fuqi 30 MVA dhe tension 220/110/6.3 kV.
  • 8. Riparimi i dy autotransformatoreve 60 MVA dhe tension 220/110/10 kV.
  • 9. Riparimi i njembedhjete transformatoreve me fuqi 7 dhe 9 MVA per furat elektrike.
  • 10. Riparimi i dy gjeneratoreve sinkrone 2.5 MVA, 6 kV te hidrocentralit Lanabregas.
  • 11. Ri[parimi i nje motori sinlkron me fuqi 5 MW dhe tension 10 kV.
  • 12. Riparimi i 57 elektromotoreve me tension 6-10 kV per termocentralet, ujesjellesat, fabrikat e çimentos, etj. Nder te cilet motori 6 MW i Uzines se nitratit te amonit ne Fier, dy motoreve 3.2 MW te Termocentralit Kosova A .
  • 13. Riparimi i dy gjeneratoreve te rrymes se vazhduar 2200 kW, te repartit te petezimit te Kombinatit Metalurgjik Elbasan.
  • 14. Riparimi i dy elektromotoreve te rrymes se vazhduar 2200 kW, te repartit te petezimit te Kombinatit Metalurgjik Elbasan.
  • 15. Riparimi i qindra gjeneratoreve dhe elektromotoreve te rrymes se vazhduar, per Kombinatin Metalurgjik Elbasan, Hekurrudhen, Minierat etj.
  • 16. Riparimi i qindra gjeneratoreve te saldimit.
  • 17. Riparimi i qindra transformatoreve te saldimit.
  • 18.Riparimi i mijra elektromotoreve me tension deri 1 kV.
Lexo më shumë
Mbyll